”Synon” post ministror, deputeti: Zgjedhjet e 25 prillit të anulohen, përndryshe do përsëritet ’97

I njohur si deputeti i memeve apo gafave, Selami Jenisheri këtë herë ka habitur me deklaratën në seancën e kësaj të enjte në Parlamentin e Shqipërisë.

Për të zgjedhjet e 25 prillit duhet të shpallen të pavlefshme, pasi nuk u garantuar vota e emigrantëve. Nga ana tjetër, ai shtoi se kjo situatë do të prodhojë Kuvendin e ri në shtator një situatë destabilizuese si ajo e 1997.

“KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj në zgjedhjet e 25 prillit duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?