FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Synonin të bllokonin Rinasin, ndërhyn policia mbi protestuesit!

Grupi i protestuesve që udhëtoi gjatë mesnatës nga qendra e Tiranës drejt Rinasit ka ndalur marshimin dhe u thyer në kryeqytet, pas bllokimi të kalimit të tyre nga ana e forcave të rendit.

Forcat e policisë ndaluan grupin e protestuesve disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar duke i detyruar të ndërpresin udhëtimin. Marshimi vijoi deri në orëm 02:00.

Policia paralajmëroi se nuk do të lejonte vijimin e protestës në rrugën e Rinasit dhe se do të ndërhynte për të liruar rrugën. Gjatë rreth tre orëve që mbeti i bllokuar fillimisht një krah i autostradës Tiranë-Durrës dhe më pas aksi rrugor drejt Rinasit, automjetet dhe mjetet e transportit u devijuan në rrugë alternative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marshimi drejt Rinasit nisi pas përfundimit të tubimit në Sheshin Skënderbej dhe në rrugët e qendrës së Tiranës. Protestuesit përshkuan disa kilometra nëpër kryeqytet, dolën në zonën e Kthesës së Kamzës dhe më pas vijuan marshimin përgjatë autostradës Tiranë-Durrës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrësit, të cilët kishin marshuar për rreth 20 kilometra nga qendra e kryeqytetit, u përballën me një kordon policor disa kilometra larg Rinasit.

Në terren ishin të pranishme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa disa mjete të Policisë së Shtetit u vendosën në rrugë për të bllokuar avancimin e protestuesve.

Mbetet e paqartë se kush e mori vendimin për orientimin e marshimit drejt Rinasit, ndërsa disa prej organizatorëve që komunikojnë përmes rrjeteve sociale deklaruan se nuk e mbështesnin këtë lëvizje, duke argumentuar se distanca prej rreth 25 kilometrash ishte e papërshtatshme, veçanërisht për shkak të pranisë së fëmijëve dhe të moshuarve në protestë.

Marshimi u shoqërua me flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?