Tabaku argumenton se një shumicë që vepron me dy standarde për drejtësinë, thellon krizën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku analizoi sot përmes një videomesazhi në rrjetet sociale moszbatimin, sipas saj të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca. Sipas saj, ky është një tjetër shembull i qartë se si shumica po vepron në kundërshtim me parimin e barazisë përpara ligjit.

Në postimin e saj, Tabaku argumenton se një shumicë që vepron me dy standarde për drejtësinë jo vetëm që minon rendin kushtetues, por edhe thellon krizën ekonomike që ndjehet në tryezat e çdo familjeje shqiptare. Ajo thekson se vendimet e mazhorancës janë një reflektim i mungesës së përgjegjshmërisë dhe vullnetit për të respektuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratja nënvizoi gjithashtu se mazhoranca që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese është e njëjta që ka votuar ligje të hartuara sipas interesave të ngushta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto ligje, sipas Tabakut, jo vetëm që kanë dëmtuar ekonominë, por kanë qenë shkak kryesor për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e gjendjes financiare të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?