Tabaku: Buxheti ka para, por i ka për oligarkët jo për shqiptarët
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka komentuar paketën ekonomike të qeverisë për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Tabaku thotë se qeveria nuk ka para për qytetarët, por ka për koncesione dhe PPP. “Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019. Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit”,- shprehet Tabaku në një reagim në rrejtet sociale.
Deklarata e Jorida Tabakut:
“Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.
Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.
Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.
Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.
Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.
Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19.
Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.
Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.
Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë”.