Tabaku: E vetmja përgjigje e qeverisë për ankesat e qytetarëve është legalizimi i kanabisit dhe bastet
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend, tha se e vetmja përgjigje e qeverisë ”Rama 3” për ankesat e qytetarëve është legalizimi i kanabisit dhe rikthimi i basteve online. Tabaku se ndihej e keqardhur që po e mbyllnin ditën e fundit të sesionit parlamentar me studentët e Mjekësisë duke protestuar jashtë Kuvendit, kundër ligjit për kushtëzimin e diplomave.
“Shqiptarët largohen, këta kërkojnë legalizimin e kanabisit. Përgjigja e qeverisë është me ikje, me largim. Për çfarëdolloj gjëje që ne kërkojmë, nuk ka përgjigje. E vetmja ofertë ekonomike sot është rikthimi i basteve online dhe legalizimi i kanabisit.
Çfarë do të bëmë me shkaljet e marrëveshjeve, edhe të MSA-së. Është fatkeqësi për të rinjtë që protestojnë në dyert e Parlamentit, që përgjigja e qeverisë ndaj ankesave të tyre është ose legalizimi i kanabisit, ose lojërat e fatit. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë edhe në vështirësi, çdo ditë. Sepse Shqipëria ndodhet në një udhëkryq.
Unë ndiej trishtim që e mbyllim derën e Parlamentit me studentët jashtë që protestojnë. Ndiej ndryshim që Parlamenti do të votojë sot në orët e vona të natës për një ligj për legalizimin e kanabisit, që nuk i bën askujt nder”, u shpreh Tabaku.