Tabaku: Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 milionë euro nga xhepi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i cilëson konçesionet me partneritet publik-privat, të implementuara nga qeveria Rama, vjedhje të taksave dhe veçon 3 PPP-të e inceneratorëve si abuzimet më të mëdhaja.

Sipas Tabakut, inceneratorët po marrin në mënyrë të padrejtë dhe të jashtëligjshme 400 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve dhe se 25 Prilli është një mundësi për te çuar përpara drejtësisë këdo që ka ideuar, zbatuar e paguar kete vjedhje.

Në një status në Facebook, ajo akuzon qeverinë Rama se “ka shkelur mbi 10 procedura ligjore në dhjetor 2016 kur i dhuroi një kompanie të themeluar gjashtë muaj përpara për t’i dhënë inceneratorin e Elbasanit. Të njëjtën skemë ndoqi edhe për inceneratorin e Fierit dhe së fundmi edhe për inceneratorin e Tiranës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të tre këto inceneratorë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe vlera përfundimtare e faturës së tyre është 400 mln euro. 79 milionë euro janë paguar në total dhe nuk ka filluar akoma puna. Bashkia e Tiranës ka rritur mbi 35% tarifën e pastrimit. Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë tarifë pastrimi, bizneset në Tiranë paguajnë më shumë tarifë pastrimi por qytetarët e Durrësit u mbushën nga plehrat pikërisht që inceneratori i Tiranës të menaxhojë mbetjet e tyre. Ndërsa Durrësin e mbysin në plehra dhe Tiranën në taksa, inceneratori i Fierit ka marrë deri më sot 24 mln euro (2 mln euro më shumë se kontrata fillestare). Sipas kompanisë që fitoi PPP-në, godina e inceneratorit duhet të përfundonte në shtator 2019. Një vit e pak pas kësaj date godina nuk ka përfunduar dhe dyshja Ahmetaj-Mëritiri, nën bekimin e bashkëpronarit tjetër Rama, vazhdojnë e marrin taksat e shqiptarëve për një punë të pakryer. E fundit, por jo për nga rëndësia; deri më sot asnjë zyrtar i lartë nuk ka mbajtur përgjegjësi për vjedhjen dhe abuzimin me 400 mln euro të inceneratorëve.”, shkruan Jorida Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?