Tabaku kundër aksionit të Rithemelimit: Çfarë do bëjmë ne ndryshe? 4 të rinjtë vdiqën në Gjermani për një jetë më të mirë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shpreh keqardhjen për ngjarjen në Gjermani, ku 4 punëtorë shqiptarë humb jetën në punë, teksa shton se ata ikën për një jetë më të mirë. Këtë ngjarje ajo e lidh me situatën aktuale të politikës, ku lë të kuptohet se është kundër kaosit të krijuar nga Rithemelimi, pjesë e të cilit tashmë është edhe Gazment Bardhi që dikur e ka mbështetur.

“I lehtë i qoftë dheu 4 djemve të nënave të këtij vendi që nuk u japin më gëzim familjeve të tyre. 4 djem të nënave shqiptare, 4 baballarë a vëllezër humbën sot jetën duke punuar në një kompleks ndërtimi në Gjermani me leje të përkohshme pune, mbas një udhëtimi me peripeci, me punë të pasigurtë, 3 muaj këtu e 3 muaj atje për më shumë mundësi për familjet e tyre nga Mati e Dibra.

Askush nuk largohet me dëshirë nga familja, askush nuk lë fëmijët e prindërit me dëshirë kjo ndodh në kushte ekstreme varfërie, në kushte ekstreme ekonomike kjo ndodh nga pamundësia për të siguruar një jetë më të mirë për familjen këtu.

Ndërkohë që parlamenti duhet të diskutojë buxhetin, kur shikon miliona euro në kontrata koncesionare marramendëse të gjitha kryekëput korruptive, në ndërkohë shqiptarët janë të detyruar të largohen në kërkim të një jete më të mirë. Këtë kanë nevojë sot të dëgjojnë qytetarët se çfarë do bëjmë ne ndryshe, më mirë më shumë se si do e ndalojmë këtë largim masiv, se si do krijojmë punë e mundësi për të gjithë e jo pakicën! Kjo është beteja e opozitës”, shkruan ajo.

SHKARKO APP