Tabaku: Në PD e vetmja alternativë është sulmi ndaj atij që mendon ndryshe
”Nuk e konceptoj dot që në partinë time mendimi ndryshe të sulmohet dhe nuk e konceptoj dot që në partinë time në 2022 të jemi me të vetmen alternativë të sulmit të atij që mendon ndryshe, për interes personal, duke anashkaluar interesin kryesor”.
Këtë mesazh përcolli deputetja demokrate Jorida Tabaku, kur u pyet për situatën që po kalon Partia Demokratike 6 muaj para zgjedhjeve lokale.
“Këshilla ime është që sot qeverisjen e kemi përballë një makineri të tërë që ka filluar fushatën elektorale. Nuk do të thotë që unë mendoj ndryshe dhe jam e keqe. Unë kam të vërtetën time, ti do të më sulmosh. Nuk e konceptoj dot që në partinë time mendimi ndryshe të sulmohet dhe nuk e konceptoj dot që në partinë time në 2022 të jemi me të vetmen alternativë të sulmit të atij që mendon ndryshe”,-tha në ”A2cnn”.