Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës

Aktualitet E hënë, 13 Korrik 2026 21:02
Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ishte sot në ish-burgun dhe kampin famëkeq të Spaçit, ku së bashku me ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, ish-të dënuar politikë, familjarë të viktimave, historianë dhe studiues, mori pjesë në një aktivitet kushtuar kujtesës, rezistencës ndaj diktaturës dhe detyrimit të shtetit për të zbardhur fatin e viktimave të komunizmit. Në fjalën e saj, Tabaku e vendosi në qendër të diskutimit publik jo vetëm domosdoshmërinë e ruajtjes së Spaçit si muze dhe vend kombëtar kujtese, por mbi të gjitha dramën njerëzore të mijëra viktimave që ende nuk kanë një varr të identifikuar. Sipas saj, më shumë se tri dekada pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria vazhdon të mbajë mbi supe peshën e një heshtjeje të papranueshme ndaj krimeve të diktaturës.

“Ka vende ku historia lexohet, vende ku historia tregohet, por ka edhe vende ku historia ende dëgjohet. Spaçi është një prej tyre. Historia flet përmes kujtimeve të atyre që mbijetuan, përmes emrave të atyre që nuk u kthyen dhe përmes familjeve që prej dekadash presin një përgjigje, një grusht dheu dhe një varr ku të mund të vendosin lule”, deklaroi Tabaku. Ajo nënvizoi se rreth gjashtë mijë persona rezultojnë të zhdukur gjatë regjimit komunist, ndërsa mijëra të dënuar politikë u ekzekutuan ose humbën jetën në burgje dhe trupi i tyre nuk iu dorëzua kurrë familjeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Prapa çdo shifre kishte një emër, prapa çdo numri kishte një familje dhe prapa çdo ekzekutimi kishte një nënë që priste, një bashkëshorte që nuk dinte ku të vajtonte dhe një fëmijë që u rrit pa ditur se ku prehej babai”, tha ajo. Duke u ndalur te revolta e Spaçit e 21 majit 1973, Tabaku kujtoi katër të dënuarit me vdekje, Pal Zefin, Hajri Pashajn, Dervish Bejkon dhe Skënder Dajën, trupat e të cilëve vazhdojnë të jenë pa një varr të identifikuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Le t’i shqiptojmë emrat e tyre, sepse diktatura u përpoq t’i kthente në numra. Diktatura u mohoi një varr dhe detyra e shtetit demokratik është t’ua gjejë atë”, u shpreh Tabaku. Sipas saj, përgjegjësia e regjimit komunist ishte t’i zhdukte viktimat dhe të fshihte të vërtetën, por përgjegjësia e shtetit demokratik është t’i gjejë, t’i identifikojë dhe t’ua kthejë familjeve. Tabaku kritikoi mungesën e vullnetit politik dhe institucional për të çuar përpara procesin e kërkimit të varreve masive dhe identifikimit të mbetjeve mortore.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 43 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Ajo përmendi zonën e Shpalit, pranë Spaçit, ku ka indikacione se mund të ndodhen mbetjet e katër të ekzekutuarve të revoltës, si dhe zonën pranë “Murit të Gjakut” në Shkodër, ku janë evidentuar prova për praninë e mbetjeve njerëzore. “Shkenca ka folur, arkivat kanë folur, dëshmitarët kanë folur dhe familjet nuk kanë reshtur së foluri. Tani duhet të flasë shteti”, deklaroi kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat.

Tabaku iu drejtua institucioneve përgjegjëse dhe veçanërisht prokurorisë, duke kërkuar hetime të menjëhershme për çdo vend ku dokumentet dhe dëshmitë tregojnë se mund të ketë trupa të viktimave të diktaturës. “Mos prisni një tjetër përvjetor. Mos prisni që familjet të trokasin edhe një herë. Mos prisni që dëshmitarët e fundit të largohen nga kjo jetë. Hetoni Shpalin, hetoni Murin e Gjakut dhe çdo vend ku mund të ketë viktima”, kërkoi ajo. Tabaku njoftoi gjithashtu se, brenda sesionit të ardhshëm parlamentar, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mediat do të zhvillojë dëgjesa me familjarët, Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Autoritetin e Dosjeve, prokurorinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për një mekanizëm të qartë kombëtar, me përgjegjësi të përcaktuara, afate, financim dhe raportim publik. Tabaku propozoi krijimin e një databaze të unifikuar të personave të zhdukur, mbledhjen sistematike të mostrave të ADN-së, zhvillimin e hetimeve arkeologjike dhe mjekoligjore profesionale, si dhe ngritjen e një fondi të posaçëm për kërkimet, zhvarrimet dhe identifikimet. Ajo theksoi se Spaçi duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një vend kombëtar kujtese, edukimi dhe reflektimi, por paralajmëroi se ngritja e një muzeu nuk mjafton për sa kohë shteti nuk u jep përgjigje familjeve.

“Nuk mjafton të restaurojmë muret nëse nuk gjejmë njerëzit. Nuk mjafton të vendosim pllaka përkujtimore nëse nuk u japim përgjigje familjeve. Nuk mjafton të ndërtojmë një muze të vuajtjes nëse vazhdojmë të prodhojmë indiferencë ndaj saj”, u shpreh Tabaku. Në përfundim, ajo deklaroi se mënyra se si një shtet kërkon të vdekurit dhe përballet me krimet e së shkuarës është një matës i drejtpërdrejtë i cilësisë së demokracisë. ”Një shtet demokratik nuk matet vetëm nga mënyra se si trajton të gjallët. Ai matet edhe nga mënyra se si kërkon të vdekurit, nga guximi për të hapur arkivat, nga vullneti për të gërmuar tokën dhe nga ndershmëria për të pranuar krimin”, tha Tabaku. Ajo e mbylli fjalën me një apel të drejtpërdrejtë për veprim: “Asnjë viktimë pa emër, asnjë familje pa përgjigje, asnjë krim i mbuluar nga heshtja dhe asnjë varr i humbur nga indiferenca”.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 42 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 43 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.