Tabaku: Paketat e qeverisë qesharake, më të dobëtat në rajon, më shumë propagandë se akte

Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se qeveria ka hedhur në treg vetëm 78 mln euro për rigjallërimin e ekonomisë.

Tabaku shtoi se ndihma e qeverisë është qesharake, pasi është më e vogla në rajon, kur parashikohet një ulje ekonomike me 5%.

Tabaku: Ky është një ndryshim i prezantuar 3 javë më parë nga qeveria, që do të thotë se bëhet fjalë vetëm për një shumë të vetme, nuk është se po i shtohen 7 mln euro të tjera. Kemi dy akte normative, akti i parë dha 18 mln euro për biznesin, e cila 8 javë pasi ka filluar izolimi dhe karantina, nuk është zbatuar e gjitha, por vetëm 10 mln euro. Ndërsa kjo paketë e dytë i jep biznesit rreth 60 mln euro të tjera, pra në total 78 mln euro. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi më shumë fjalë, më shumë propagandë nga kjo qeveri se sa akte. Është ndihma më e dobët në rajon, mbështetja më e ulët për ekonominë. Kur vetë thonë që janë hequr rreth 30% e punonjësve, kur vetë deklarojnë që deri në fund të viti ekonomisë do t’i mungojnë 1 mld euro, kur institucionet ndërkombëtare thonë se të gjitha se do të kemi një ulje të rritjes ekonomike me 5%. Qeveria shqiptare e kompenson këtë duke hedhur në treg 78 mln euro. A mjaftojnë këto për të mbështetur shqiptarët dhe për të rigjallëruar ekonominë? 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është qesharake, unë kam hequr dorë, nuk e shoh më parlamentin, qysh kur kemi dalë në nga aty. Është qesharake ajo që diskutohet aty, është qesharake ndihma e qeverisë dhe është qesharake kjo që po ndodh me institucionet qeveritare, kur të gjithë duhet të ishin ngritur në këmbë, por këta tallen me njerëzit në nevojë, duke propozuar uljen e pensioneve. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?