Tabaku: Pasaportat e arta dhe amnistia fiskale vijë e kuqe e BE-së. Nga PD asnjë votë për këto nisma
Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja demokrate Jorida Tabaku, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit, analizoi progres raportin e Këshillit të Europës.
Për Tabakun, raporti tregon përkeqësimin e një sërë treguesish për Shqipërinë, teksa theksoi si dy nisma që nuk mbështeten nga Bashkimi Europian, iniciativat e qeverisë për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta.
”Kemi parë iniciativa që janë rihedhur si ide. Shpresoj që të mos jetë presion për të kërkuar diçka tjetër. Siç thuhet në progres raport çdo ligj duhet ti përmbahet BE. Unë jam e sigurt që kjo nuk do të pranohet nga partnerët. Amnistia fiskale kërkon 84 vota dhe këto vota nuk kanë për të ardhur nga ne”,-tha Tabaku.