Tabaku për integrimin në BE: Shqipëria s’ka bërë hapa përpara

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka folur për procesin e integrimit.

Ajo tha se Shqipëria ka bërë hapa pas dhe kjo është reflektuar për faktin që ka rënë 27 vende në listën e shteteve të korruptuara. Gjithashtu, Tabaku sugjeroi që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas saj, para disa viteve ishte pikërisht vendi ynë që pengoi hapjen e tyre të negociatave.

“Ligjvënësit Evropianë njohin faktin që duhet një luftë e pa kompromis me korrupsionin. Ata solidarizohen me mediat që janë pre e sulmit, presioneve nga ana e qeverisë. Ngre shqetësim për ligjin e mediave. Shprehin me shqetësim faktin që Shqipëria ka rënë me 27 vende sa i përket korrupsionit. Shprehin shqetësim për reformën zgjedhore dhe territoriale. Dua t’ju informoj se si kryetare e këshillit të integrimit do të nis diskutimet. Unë e di që qytetarët janë të lodhur nga retorika e integrimit. E di që qeveria ka festuar 8 herë hapjen e negociatave, por besoj se mbajtja e parë e konferencës së parë ndërqeveritare do të jetë mënyra e duhur se si të procedojmë. Ça është në dorën tonë e kemi bërë. Përgjegjës për dështimin është Edi Rama. Fatkeqësisht qeveria shqiptare është e pa angazhuar, nuk ka marrë masa për t’iu përgjigjur në mënyrë dinamike këtij procesit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ishin në të njëjtën grup, Shqipëria disa vite më parë dështoi Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që i takon tani Shqipërisë të presim. Unë gjykoj që duhet të vijojmë përpjekjet me të gjitha shtetet që janë pjesë e këtij rajoni gjeografik”, tha Tabaku.

E pyetur për reformat që priten të ndërmerren, Tabaku tha:

“PD s’ka asgjë në dorë nga pikëpamja e reformave. Dua të marr një shembull të thjeshtë. Marrja e këtij projektligji e cënon rëndë procesin e integrimit. Lidhet me pastrimin e parave që është një nga kriteret. Nëse qeveria ndërmerr këtë iniciativë kjo është e qartë. S’i takon opozitës për legjislacionet, ne ngremë zërin. Jam përpjekur të ftoj shoqërinë civile në debat ta kemi në tryeza për procesin e integrimit”, përfundoi deputetja.

SHKARKO APP