Tabaku: Po flet sikur jemi në 2013, Bushati mbetet pa fjalë: Faleminderit!
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Tempora” është përfshirë në debat me deputetin socialist, Ervin Bushati.
Për Tabakun, Bushati flet njësoj si në vitin 2015, apo sikur jemi në vitin 2013 kohë kur PS mori mandatin.
Ish-deputetja theksoi se koha e PS ka kaluar dhe ajo i tregoi rezultatet e saj, ndërsa fajlët e Bushatit kanë qenë të pakta, “Faleminderit”, thotë ai.
Tabaku: Keni kriminelë në parlament. Sot po vërtetohen akuzat që PD i ka ngritur këtu e një vit më parë me deputetin tuaj të Fushë Krujës. Persona që kanë intimiduar komisionerët e PD-së në votime sot janë të përfshirë në luftën e bandave të shtetit. Këtë nuk po kuptoj dot. Ç’lidhje ka me Reformën në Drejtësi? Po flet sikur jemi në 2013. Koha juaj ka kaluar dhe e treguat se çfarë rezultatesh kishit. Këtë diskutim që po bën tani ta kam dëgjuar që në 2015 nëpër studio, por nuk vlen. Këtu duhet të flasim për të pranuar atë që nuk e keni pranuar dot për 6 vite, që nuk hiqni dorë nga parlamenti në bashki, rasti i Kajmakut ishte i fundit. Së dyti situata të lajmëruara nga PD që kur dolën atëherë të gjithë silleshit sikur ishin për skenarë filmash.