TABELA ZYRTARE/ Sa do paguajnë studentët për këtë vit në universitete

Dymbëdhjetë institucionet publike të arsimit të lartë do të vjelin sivjet nga studentët të njëjtat tarifa me ato të vitit të kaluar.

Në të parin vit, ku autonomia e tyre zgjerohet me ligjin e ri të arsimit të lartë, të gjitha shkollat e larta shtetërore u kanë qëndruar besnike pagesave të vjetshme. Këtë e pohon për gazetën panorama edhe zëvendësministri i arsimit, Redi Shtino.

“Na kanë ardhur kërkesat e universiteteve për tarifat e këtij viti dhe nuk ndryshon asgjë nga ato që kanë qenë vitin e kaluar. Pra, tarifat do të mbeten të njëjta. Ndërkohë ne po punojmë për të nxjerrë një akt normativ me nivelin tavan të tarifave të studentëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një situatë e tillë, ku asgjë nuk ka ndryshuar, sipas Shtinos, nuk e bën emergjente daljen e aktit normativ. “Nuk jemi ne që vendosim çmimin, por vetëm tarifat tavan, të cilat ende nuk i kemi publikuar. Në rastin konkret, nevoja për t’u shprehur me urgjencë bie, për sa kohë që tarifat janë të njëjta”, sqaron zv. ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, gazeta zbardh propozimet e katër universiteteve në kryeqytet për tarifat e vitit akademik 2016/­2017. Universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, me gjashtë fakultetet e tij do të presë 5378 studentë, të cilët do të paguajnë nga 25­40 mijë lekë për program studimi. I njëjti trend çmimesh varion edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dhe atë Politeknikut.

Në Universitetin e Mjekësisë, gjashtë profile që do të ndërpresin 888 studentë të rinj do të paguajnë tarifën prej 35 mijë lekësh, ndërsa, ndërsa Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci e Stomatologji 45 mijë lekë. Ky i fundit, ndryshe nga të gjitha universitetet e tjera, ka qenë më transparent në procesin e pranimeve të reja.

Ky i fundit, ndryshe nga të gjitha universitetet e tjera, ka qenë më transparent në procesin e pranimeve të reja. Tashmë senatet akademike në universitete janë në pritje të vendimit të qeverisë për t’u vënë vulën tarifave të këtij viti akademik. Prej dy ditësh, ato kanë bërë publike vetëm kuotat për secilin program studimi, ndryshe nga vitet e shkuara, ku të dy treguesit publikoheshin bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?