Tahiri-Alfano, takim në Romë për refugjatët

Ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri gjendet sot në Romë për të zhvilluar një takim pune me homologun e tij italian, Angelino Alfano.

Në qendër të këtij takimi do të jetë problematika e krizës së emigrantëve, rruga ballanike e mbërritjes së tyre drejt Evropës, si dhe rreziku i infiltrimeve të elementëve terroristë mes radhëve të tyre.

Pak orë para takimit me ministrin Tahiri, ministri i Brendshëm italian Alfano ka deklaruar për mediat se “rruga e vjetër ballkanike e kontrabandistëve është shndërruar në rrugën e re të “foreign fighters” (luftëtarëve të huaj) e të kampeve të tyre të stërvitjes”.

“Ndaj këtij fronti kemi përqendruar maksimumin e vëmendjes tonë. Gjatë takimit që do të kemi me homologun shqiptar do të koordinojmë iniciativat mbi mbrojtjen e kufijve e monitorimin e hyrjeve tranzite. Uroj që ky takim të jetë i frytshëm dhe në optikën e rrezikut terrorist”, pohoi Alfano.

Ndërkaq, zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se takimi mes ministrit Alfano dhe ministrit Tahiri do të zhvillohet me dyer të mbyllura. E në përfundim të tij, Ministria e Brendshme italiane do të publikojë një deklaratë për shtyp.

SHKARKO APP