Tahiri: “Armiku”, fshihet edhe pas çekiçit të gjyqtarëve

8 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sulmuar gjyqësorin, pasi sipas tij ai nuk i ka ndëshkuar ende autorët.

“Sot, -tha ministri Tahiri,- një prej përgjegjësve të kësaj tragjedie ndodhet në vizitë jashtë Shqipërisë duke folur për reformën në drejtësi, ndërsa të akuzuarit janë dënuar me më pak vite burg sesa të vrarët”.

Tahiri i konsideroi më tej gjyqtarët si një koorporatë kriminale dhe tha se armiku kryesor, përveç atij të rrugës është edhe ai që fshihet pas çekiçit.

“Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë që kishte nxjerrë nga burgu një person që nga policia ishte arrestuar me armë në brez. Aq merak e kishte ky gjyqtar lirimin e atij personi, sa dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka bërë motiv për ta liruar e ka zbatuar dy ditë para se të hynte në fuqi.

Pashë që ka reaguar edhe Unioni i Gjyqtarëve dhe thashë mirë gjyqtari se mbase ka hallet e veta. Po këta të Unionit që i dolën në mbrojtje a kanë kalendar?

Sot mbushen 8 vjet nga një ngjarje që shokoi jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërgjegjien kolektive të qytetarëve. Ka vite burg në kurriz të atyre që ishin përgjegjës të asaj ngjarje më pak sesa vitkimat e asaj ngjarje dhe një ndër autorët është sot në një vizitë jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin.

Përtej kësaj, unë respektoj çdo gjyqtar të ndershëm, çdo union që mbron intereat e publikut, por as respektoj dhe as do ndaloj së denoncuari publikisht çdo gjyqtar të korruptuar dhe çdo koorporatë kriminale që bëjnë gjyqtarët me njëri-tjetrin në kurriz të qytetarëve”, apeloi Tahiri.

Duke përfunduar se puna e policisë është e vështirë, pasi duhet të luftosh njëherë me krimin në rrugë dhe njëherë me gjyqtarin që liron kriminelin që arreston policia.

 

SHKARKO APP