Tahiri dhe Didi, të hënën para deputetëve për terrorizmin e “xhihadizmin”

 

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, do të raportojnë ditën e hënë para Komisionit për Sigurinë Kombëtare për bandën e kokainës, valën e shpërthimeve me tritol dhe për depërtimin e ekstremistëve në Shqipëri, të kamufluar si refugjatë sirianë, të cilët kanë hyrë në territorin tonë nga veriu i Greqisë.

Seanca dëgjimore pritet të mbahen në orën 10:00, ndërsa pritet të karakterizohet nga polemika dhe debate të forta.Tahiri ishte parashikuar që të raportonte të hënën që kaloi, por seanca u shty për shkak të përmbytjeve në jug të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referuar burimeve zyrtare të Kuvendit, Tahiri dhe Didi do të prezantojnë para deputetëve dhe t’u përgjigjen pyetjeve për gjendjen e sigurisё nё vend, kёrcёnimin nga terrorizmi dhe krimi i organizuar; për “xhihadizmin”, ekstremizmim dhe terrorizmin ndёrkombёtar si dhe për rreziqet dhe kërcënimet që paraqiten nga armatimi, municionet dhe eksplozivet e shumta që gjendej në dispozicion tё elementёve dhe strukturave kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, do të paraqitet edhe një plani masash pёr sigurinё pёrballё terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?