Tahiri: Dorëheqja e Didit, akt përgjegjësie!

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli sot në një konferencë për shtyp, pak orë pasi drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dha dorëheqjen dhe arrestimit të shefit të Interpol Tiranës dhe shefes së sektorit.

Sipas ministrit, dorëheqja e Didit përbën një akt përgjegjësie dhe se ai dha shembullin e shtetit që ne duam të ndërtojmë, sikundër përbën edhe një pasqyrë të pastër e modelit tonë të policisë.

Kurse lidhur me arrestimet e dy zyrtarëve të Interpolit, ai deklaroi se “praktika e komunikimit të Interpolit me zyrën nga Belgjika nuk është zhvilluar në kokën e duhur”.

“Kam urdhëruar ngritjen e një hetimi. Nga hetimi paraprak konkludoi se nuk ishin zbatuar saktë procedurat e bazuara nga ligji, prandaj ka nisur ndjekja penale ndaj dy punonjësve të Interpolit”, sqaroi ministri i Brendshëm.

 

SHKARKO APP