Tahiri: Gjyqtarët, vendime në kufijtë e kriminales
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar sot pas daljes nga Prokuroria se nuk e ndalon askush të japë mendimin e tij për vendimet e gjykatës.
“Isha në prokurori për t’iu përgjigjur thirrjes për të sqaruar deklaratat e mia për Arian Aliajn”, tha Tahiri.
“Koorporata e KLD-së nuk më ndal të them mendimet e mira. Gjyqtarët kanë dhënë vendime në kufirin e kriminales. Kanë liruar vrasës e përdhunues. Jemi dëshmitarë që kanë liruar në sallën e gjyqit kriminelë, të cilët më pas janë vrarë në rrugë”, shtoi ai.
Tahiri shkoi sot në Prokurori pas thirrjes së organit të akuzës lidhur me padinë e ngritur ndaj tij nga KLD, teksa u pyet për deklaratat e tij ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.
KLD-ja kërkoi nga Prokuroria që Ministri të ndiqet penalisht për disa akuza në lidhje me kanosjen, fyerjen, intimidimin dhe denigrimi e gjyqtarit Arjan Aliaj dhe gjyqësorit në tërësi.
Konkretisht, ministri Tahiri e ka akuzuar gjyqtarin Arjan Aliaj për lirim të disa personave të dënuar për vepra të rënda penale, pasi ai vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon, me kërkesë të Prokurorisë, që po heton për pajisjen italiane të përgjimit.
KOHA JONË SONDAZH

