Tahiri, juristi: Vendimi i Katanias s’ka lidhje me hetimin në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, publikoi sot një dokument përmes së cilës tha se është i pafajshëm në shtetin italian dhe eventualisht edhe në Shqipëri. Por juristi, Çlirim Gjata, në një intervistë për ”Vizion Plus”, ka theksuar se vendimi i drejtësisë italiane, nuk ka aspak lidhje me hetimin që po kryhet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila pak ditë më parë zgjati edhe me tre muaj procesin e marrjes së vendimit.

”Në jurispodencë një parim, ligji vepron në kohë dhe në hapësirë, dhe ligjet në vendin tonë veprojnë në hapësirën e Republikës së Shqipërisë, çfarë përmban toka dhe deti i saj. Në qoftëse ka një akuzë, kodi penal dhe i procedurës penale veprojnë në territorin e Shqipërisë jo jashtë saj, nëse ka një akuzë të ngritur nga Prokuroria shqiptare për një vepër penale atëherë duhet një vendim i prokurorisë, e cila pushon hetim ose një vendim pafajsie ose fajësie gjykate, kështu mbyllen procedurat e një akuze. Ndërkohë prokuroria shqiptare nuk mund të ngrejë një akuzë për një vepër penale të kryer në Itali, qoftë kjo edhe për z. Tahiri , Prokuroria italiane ka mbyllur hetimet për veprimtarinë e tij në Itali, megjithëse duhet të shikohet me kujdes i gjithë vendimi. Përsa i takon prokurorisë shqiptare, hetimi në Itali, i shërbën si provë, në i duhet apo jo, mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën por nuk do të thotë se fakti që është pushuar një hetim në Itali dhe detyron dhe prokurorinë tone”, sqaroi Gjata.

Në konferencën e sotme, Tahiri ndër të tjera theksoi se pret që të dalë i pastër nga hetimi i drejtësisë shqiptare, të cilin e quajti të vonuar dhe të ndikuar politikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?