Tahiri: Kur publiku ndihmon me denoncime, policia më e pastër

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagon pas publikimit të videove ku shfaqen abuzime të punonjësve të policisë. Ai fton publikun të denoncojë dhe shpreh vendosmërinë për të ndëshkuar çdo shkelës të ligjit në rradhët e policisë.

“Kur publiku ndihmon me denoncime, video, foto, sms, bëjmë bashkë Policinë e Shtetit më të pastër nga abuzuesit dhe të korruptuarit”, deklaron ministri i Brendshëm.

“Një telefon mund të kthehet në armë për të luftuar korrupsionin, abuzimin dhe shkeljet në detyrë. Ndaj punonjësit e shfaqur në filmimet e qytetarëve, do mbajnë përgjegjësi një më një për abuzimin me detyrën. Faleminderit qytetarëve që i filmuan! Faleminderit medias që i publikoi. Policinë që duam, e bëjmë bashkë”, shkruan Tahiri në fb.

SHKARKO APP