Tahiri letër pronarëve të karburanteve: Vendosni automatë elektrikë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkon nga karburantet që të vendosin automatet elektronike për pagesën e furnizimit me karburant; vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe, si dhe të lidhin çdo pikë karburanti me sinjal alarmi me sallën e komandimit.
“MPB dhe Policia e Shtetit do të jenë një mbështetje e vazhdueshme në kuadër të rrugës së përbashkët për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, ekonomi të shëndoshë dhe sundim të ligjit”, shkruan Tahiri.
Letra drejtuar kompanive vjen pas rritjes së rasteve të grabitjes së karburanteve, duke u shkaktuar humbje të shumave të konsiderueshme financiare dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të firmave.
“Megjithë punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, një sërë rrethanash objektive, kanë shërbyer si nxitës për disa ngjarje kriminale, duke cënuar jo vetëm punën, por edhe jetën, shëndetin dhe sigurinë publike në tërësi”, shkruan ministri Tahiri në letër.
KOHA JONË SONDAZH

