Tahiri, mbledhje urgjente me drejtorët e policisë pas dorëheqjes së Artan Didit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thirrur në një takim urgjent drejtorët e policisë së shtetit, pas dorëheqjes së Artan Didit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Takimi zhvillohet në ministri në orën 11.45. Pas kësaj, pritet një prononcim i Tahirit për dorëheqjen e Didit. Po kështu, pritet që Tahiri t’i propozojë kryeministrit edhe emrin që do të pasojë Didin.

SHKARKO APP