Tahiri me John Kerry-n: Terrorizmi pjellë e ionjorancës dhe varfërisë

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri zhvilloi një takim të shkurtër në mjediset ku po mbahet Samiti kundër terrorizmit, në SHBA, me Sekretarin e Shtetit, John Kerry.

Ministri Tahiri i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer si dhe i kërkoi Sekretarit të Shtetit Kerry, mbështetje për të luftuar terrorizmin dhe shkaqet e tij.

 "Varfëria dhe injoranca po nxisin krimin dhe terrorizmin, ndaj duhet qasje e qëndrueshme dhe rajonale, për të luftuar shkaqet që sjellin terrorizmin”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.  

Sekretari i Shtetit John Kerry shprehu gadishmërinë e SHBA-ve për të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.

SHKARKO APP