Tahiri: Padi ndaj Bashës, urdhëroi të hidheshin lëndë kimike në 21 Janar. Berisha: Je pjellë e mafies

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi sot nga foltorja e Kuvendit se ka bërë padi penale ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. Padia lidhet me 21 janarin e vitit 2011, kur Basha ishte ministër i Brendshëm.

Tahiri tha se sipas urdhrave që janë dhënë nga Ministria e Brendshme në atë ditë, rezulton se Basha ka urdhëruar hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit. Sipas Tahirit, procesverbali i urdhrave dhe komunikimit të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme është falsifikuar dhe urdhrat janë ndryshuar, por nga verifikimi rezultojnë se ka pasur urdhra të jashtëligjshëm. 

Ministri nuk mund të jetë drejtues operacional dhe aq më tepër të japë urdhra për përdorimin e lëndëve kimike”, tha Tahiri.

Ai sqaroi më pas se ishin falsifikuar librat e Gardës.

“SHÇBA ka depozituar një padi, për ngjarjen e 21 janarit 2011, u gjet se ka falsifikim dhe urdhra të kundraligshëm nga ish-Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtues të Gardës. Ka një urdhër në 16:28 nga ish-ministri Lulzim Basha “Komunikoni me gjeneralin, të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë helmuese te protestuesit te Piramida”

Më pas kjo frazë është korrigjuar, tha Tahiri. Në një tjetër komunikim, të orës 14:54 Ndrea Prendi thotë “asnjë lloj zjarri pa zbatuar urdhrin ndaj protestuesve”. Por edhe kjo nga hetimi rezultion se është e korrigjuar, u shpreh Tahiri. Por Berisha është munduar të mohojë këto akuza, duke thënë se ishin skenarë filmi.

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ashper duke akuzar Ministrin, si "të droguar dhe pjellë të mafies">

SHKARKO APP