Tahiri pas 3 orësh në Prokurori: Kjo që po bëjmë, ndihmë për hetimet

Pas tre orësh në Prokurori, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli shkurt për mediat, ku theksoi se gjithçka e bërë është në ndihmë të hetimeve për ta zbardhur ngjarjen të plotë.

Tahiri tha gjithashtu se tani është koha të flasin institucionet dhe të sqarojnë këto akuza të rënda të bëra nga deputeti Doshi. “Jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe. Ua thashë prokurorëve duke shpresuar se kjo që po bëjmë ne është ndihma më e madhe, që Prokuroria të bëjë hetime të plota dhe të zbardhë çdo gjë. Më vjen keq që publiku është ngatërruar me rrëmujë, por le të flasin institucionet”, tha Tahiri.

SHKARKO APP