Tahiri: Polici që nxorri armën dje në Kukës, është pezulluar deri në përfundimin e hetimeve

 

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar për rastin e punonjësit të policisë që nxorri armën ditën e djeshme në Kukës, ndaj disa protestuesve.

Tahiri tha se polici është pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.

Pavaresisht se protesta e disa qytetareve ne Kukes ishte e paligjshme dhe e dhunshme, punonjesi i Policise se Shtetit eshte pezulluar deri ne hetimin e plote te ligjshmerise se veprimeve dhe zbatimit te procedurave te parashikuara.

Pjesemarrja me arme ne nje tubim, eshte e paligjshme.

Ashtu sic eshte teresisht e papranueshme sjellja e punonjesve te policise qe tejkalojne ligjin per ti bere balle paligjshmerise se cilitdo.

Detyrimi i punonjesve te policise per te respektuar ligjin, eshte me i madh se liria qe cdo qytetar mund ti jape vetes per te shkelur ligjin.

Hatimi disiplinor i Policise se Shtetit, Sherbimi i Ankesave dhe Ceshtjeve te Brendshme dhe Drejtoria e Inspektimit prane Ministrit te Brendshem, do hetojne plotesisht kete rast, si dhe do rishikohen aktet dhe procedurat per zbatim ne rastet e tubimeve dhe masave policore.

Ashtu sic besoj, hetimet e Prokurorise do nxjerrin pergjegjesite perkatese, pa kursyer kerkend,” shkroi Tahiri në FB.

SHKARKO APP