Tahiri: Skllavërinë moderne ta luftojmë të gjithë bashkë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi sot se lufta ndaj trafikimit të njerëzve është prioritet i qeverisë. Nga konferenca “Strategjia e Luftës kundër Trafikimit të Personave”, që u mbajt sot në Tiranë, ai tha se “skllavërinë moderne duhet ta luftojmë të gjithë bashkë”.

“Viktimat e shfrytëzimit seksual, problem serioz. Duhet të dallojmë punën reale të institucioneve tona. Bashkëpunimi është i nevojshëm për dimensionin real të fenomenit. Janë shtuar kërkesat për azil por është ulur pranimi i tyre. Janë shtuar kërkesat e falsifikuara për azil”, tha Tahiri.

Ai theksoi gjithashtu se duhen zgjidhur fillimisht problemet ekonomike për uljen e kërkesave për azil dhe për minimizimin e trafikut të qenieve njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të zgjidhen problemet, që në thelb janë ekonomike. Është vepër penale të lësh fëmijët në BE dhe të sigurosh azil nëpërmjet fëmijëve. Shkaqet e vërteta të trafikut janë familjare e institucionale. Kemi shumë rrugë për t’iu dhënë zgjidhje shkaqeve”, tha ministri Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?