Tahiri takon Ajazin e Lallën pas hedhjes në erë të farmacisë së babait

 

Tre shpërthimet e ndodhura gjatë natës në Tiranë, në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, në shtëpinë e ish –shefit të Komisariatit nr 3 dhe në zonën e Vasil Shantos, pranë shtëpisë së vjetër të kryeministrit Edi Rama, kanë alarmuar Ministrin Tahiri. Ai ka thirrur në një takim kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Likën dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Takimi mbahet në zyrën e Tahirit. Kryeministri Rama e quajti një akt terrorist ndaj familjes së Tahirit shpërthimin tek farmacia e babait të tij. Por vetë dinamika e tre ngjarjeve duket se e bën situatën edhe më të rëndë. Fakti se ato ndodhën zinxhir, brenda një harku të shkurtër kohor, i bëh hetuesit të dyshojnë se ato kanë lidhje me njëra – tjetrën dhe motiv të njëjtë.

SHKARKO APP