Takim emocional me mësuesen e Letërsisë, Spahiu: Respekt për mësuesit e Tiranës, Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë
Kreu i LSI-së në Tiranë dhe drejtuesi politik për 25 prillin në këtë qark, Përparim Spahiu ka uruar mësuesit për ditën e tyre të shënuar. Në këtë 7 Mars, ish-deputeti ka takuar mësuesen e tij të Letërsisë, në kohën kur ishte nxënës në gjimnazin e Bulqizës. ”E urova nga zemra mësuesen time të letërsisë në gjimnazin e Bulqizës, Nafije Jella. Për rreth 40 vite ajo ka arsimuar dhe edukuar me durim e pasion brezat e rinj”,-shkruan Spahiu në facebook. Nga ana tjetër, ai shkruan se nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i shërbesh komunitetit, të jesh i dobishëm për fëmijët e të rinjtë. ”Respekt për mësuesit e Tiranës, Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë! Gëzuar Festën”.
Postimi i plotë
7 Marsi është një ditë e shënuar, jo vetëm për profesionistët e arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë. Në këtë kuptim, sot është një festë kombëtare.
E urova nga zemra mësuesen time të letërsisë në gjimnazin e Bulqizës, Nafije Jella. Për rreth 40 vite ajo ka arsimuar dhe edukuar me durim e pasion brezat e rinj.
Mirënjohje për të dhe gjithë mësuesit dhe profesorët e mi ndër vite! Sot, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i shërbesh komunitetit, të jesh i dobishëm për fëmijët e të rinjtë. Respekt për mësuesit e Tiranës, Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë! Gëzuar Festën!