Takim me drejtuesit e Policisë Elbasan, Hita kërkon kontrolle të shtuara pranë shkollave

Siguria në shkolla, lufta kundër kriminalitetit dhe reagimi ndaj shqetësimeve të qytetarëve ishin në qendër të takimeve që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi me drejtuesit e strukturave të Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës.

Gjatë mbledhjeve, Hita kërkoi angazhim maksimal nga strukturat policore për parandalimin e veprave penale, trajtimin në kohë të konflikteve dhe ndjekjen e çdo denoncimi të bërë nga qytetarët. Ai theksoi gjithashtu nevojën për intensifikimin e goditjes ndaj personave që mbajnë armë pa leje apo merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë në institucionet arsimore. Drejtori i Policisë kërkoi bashkëpunim të ngushtë mes uniformave blu dhe oficerëve të sigurisë në shkolla, me qëllim garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për nxënësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefat e komisariateve u udhëzuan të monitorojnë çdo ditë situatën në territor dhe të reagojnë menjëherë ndaj çdo problematike që lidhet me sigurinë në shkolla. Në perimetrin e tyre do të angazhohen edhe strukturat antidrogë, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet operacionale për të parandaluar shpërndarjen e narkotikëve dhe konfliktet mes të rinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fokus të porosive ishte edhe siguria rrugore. Hita kërkoi shtimin e kontrolleve në qarkullim dhe përdorimin e teknologjisë inteligjente për të parandaluar aksidentet dhe për të ndëshkuar shkelësit e rregullave.

Po ashtu, ai u kërkoi drejtuesve vendorë të Policisë të mbajnë përgjegjësi të plotë për situatën e rendit në zonat që mbulojnë dhe të forcojnë komunikimin me qytetarët, duke qenë të hapur për të dëgjuar dhe zgjidhur çdo shqetësim. Takimet e Drejtorit të Përgjithshëm do të vijojnë edhe në drejtoritë e tjera vendore, si dhe në strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?