Takim me prefektët e 12 qarqeve, Lamallari kërkon më shumë efikasitet dhe zgjidhje konkrete

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka kërkuar rritjen e standardeve të komunikimit të administratës publike me qytetarët, duke vënë theksin te shpejtësia, korrektësia dhe profesionalizmi në trajtimin e çdo kërkese.

Gjatë një takimi me prefektët e 12 qarqeve të vendit, Lamallari përcolli porositë e Kryeministrit Edi Rama për përmirësimin e marrëdhënies së institucioneve me qytetarët dhe ofrimin e një shërbimi sa më efikas.

Ministri theksoi se Prefekturat janë institucione ku qytetarët drejtohen çdo ditë për shërbime të ndryshme, informacione apo zgjidhjen e problematikave të tyre. Për këtë arsye, sipas tij, çdo kërkesë duhet të trajtohet me seriozitetin e duhur dhe pa vonesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lamallari u bëri thirrje punonjësve të administratës që komunikimi me qytetarët të jetë profesional, korrekt, i besueshëm dhe i shpejtë. Ai nënvizoi se institucionet kanë detyrimin jo vetëm të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve, por edhe të ofrojnë përgjigje dhe zgjidhje konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ministrit, forcimi i besimit te institucionet publike nis pikërisht nga mënyra se si qytetarët priten, dëgjohen dhe trajtohen nga administrata.

“Besimi ndërtohet aty ku qytetari ndihet i dëgjuar dhe ku institucionet veprojnë me zgjidhje konkrete”, u shpreh Lamallari.

Ai theksoi se ky parim duhet të jetë pjesë e punës së përditshme të çdo punonjësi të administratës publike, pavarësisht institucionit apo qarkut ku ushtron detyrën. Qëllimi, sipas tij, është krijimi i një administrate më të përgjegjshme dhe më pranë nevojave të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?