Takime me Ramën dhe Bashën. Presidenti nis konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar nga përfaqësuesit e partive politike nisjen e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.
Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla dhe Sekretarit të PD, Gazment Bardhi, Presidenti shprehet se në zbatim të Kushtetutës dhe traditës institucionale për caktimin e datës së zgjedhjeve, ditën e premte pret përfaqësuesit e partive në takim.

Në letër, Meta ka ftuar fillimisht kreun e PS, Edi Rama për një takim në presidencë ditën e premte dhe një orë më vonë një tjetër takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

(Në foto: Letrat e kreut të shtetit për Sekretarët e Përgjithshëm të PS dhe PD)

SHKARKO APP