Takimet e Kadaresë me At Zef Pëllumbin/ Gjekmarkaj: Bisedë e dy kolosëve, isha dëshmitar i takimeve. Çfarë më mbeti në mendje

Profesori Agron Gjekmarkaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “Neës 24”, duke folur për figurën e Kadaresë, deklaroi se ka qenë i pranishëm si dëshmitar në disa takime që shkrimtari Ismail Kadare ka zhvilluar me disidentin e shkrimtarin e njohur At Zef Pëllumbi.

Gjekmarkaj tha se në ata takime biseduan dy kolosë të letrave shqipe, kurse ka shtuar se ata mbrojtjën deri në fund kulturën europiane të Shqipërisë.

“Kam qenë i pranishëm në takimet që ka zhvilluar Kadare me At Zef Pëllumbin. Ishte një fat i madh që dy personazhe të tillë u takuan. Jam me fat që isha në këto takime. Emblema e takimeve ishte kur Kadare vizitoi edhe varrin e Fishtës në Kishën e Franceskane. At Zef Pëllumbi i tha Ismailit se do të shkojë se është i vjetër, por është i bindur se nuk cenohet ndonjëherë kultura europiane e Shqipërisë. Mendoj se Kadare përfaqëson pikërisht kulturën europiane, atë kultuë e vlera ku ne duam të shkojmë”, tha Gjerkmarkaj.

SHKARKO APP