Takimi Bardhi-Berisha, Alizoti: I vonuar, duhet të rritet opozitarizmi. Pedagogu: Shton votat
Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka dhënë qëndrimin për tryezën e sotme mes deputetëve krah Berishës dhe atyre krah Bardhit, ku thotë se ka vend për bashkëpunim dhe se pritet të shkohet drejt unifikimit.
”Unë e shoh PD në krizë, njoh si drejtues zotin Berisha. Nëse votojnë anëtarët e PD fiton Berisha. Unë mund të them që Berisha nuk bëhet dot kryeministër, por si kryetar PD e votojnë demokratët. Duhet të krijohet një Kolegj i paanshëm të bëhen votimet edhe zgjidhet gjithçka. Unë jam bindës që Berisha ka aksionet më të larta tek demokratik dhe këtu mbaron e gjitha, është kryetar i PD. Mendoj që takimi ishte i vonuar. Komunikimi në politikë është i domosdoshëm, duhet të kishte komunikim me kohë mes grupeve që ne të mos rrezikonim opozitarizmin”,-tha ndër të tjera ai për ”News 24”.
Nga ana e tij, pedagogu Elvis Iljazaj tha se bashkimi i Gazment Bardhit me grupimin tjetër nuk ndryshon apo shton vota në aspektin elektoral.
”E djathta shqiptare sot ka dy përfaqësues, por duhet të bashkohet elektorati. Lëvizja e zotit Bardhi është një lëvizje në vend numëro. Ka vetëm vlerë që betejën për logon e PD që Berisha nuk e bën dot më vetë, por mund ta bëjë nëpërmjet zotit Bardhi. Vazhdimi i betejës për logon e PD është e vetmja vlerë. Por që të ndryshojë elektoratin siç është ndarë sot, mendoj se mundësia është zero”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

