Takimi i Ramës me kryebashkiakët e PS, ironizon Korreshi: Në Lushnje s’pastrohen kanalet

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive të vendit, ku u diskutua për reformën e re territoriale.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, bashki e cila sipas projektligjit të ri është parashikuar të shkrihet dhe të bashkohet me Lushnjën.

”Shpresoj që ato përrallat që u tha qytetarëve të vet, të ketë pasur guximin që, t’ia thoshte diçka dhe atij, arsyet që nuk duhet të bashkohet bashkia. E para njëherë, ku është kjo superperformancë e Bashkisë Lushnjë, që është që të hap barkun? Dhe po të vij këtu nga mëngjesi në darkë, plehrat po na mbytin”, tha Korreshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Katundet e Myzeqesë këta i kanë lënë në harresë. Si në Bashkinë Divjakë, si në Lushnjë, kanalet janë pa pastruar. I marrin lekët e taksave të gjithë bujqve dhe fermerëve, ose të gjithë atyre që kanë mjete bujqësore, po nuk ua përkthejnë në shërbim. Nuk po flasim për rrugët e parcelave, që tashmë është mirazh, por pastrim kanalesh apo të ketë ndonjë premisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?