Takimi i Ramës me politikanët shqiptarë nga Shkupi, Besa kundër Ali Ahmetit

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Tiranë përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Shkup. Takimi do të nisë rreth orës 19:30 në vilën qeveritare 30 dhe pritet të diskutohen çështje të ndryshme, me fokus roli i shqiptarëve në rajon.

Në këtë mbledhje pritet të ngrihet çështja e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe kushtet e partive shqiptarëve për të dhënë votën pro qeverisë. Mbledhja e partive shqiptare në Shkup e thirrur nga Lëvizja Besa dështoi të vihej në lëvizje.

Është pikërisht kjo parti, e cila i ka vënë kusht Ramës që në tryezë të mos jetë BDI, duke e akuzuar Ali Ahmetin se përdor këto takime për të amnistuar problemet e brendshme në partinë e tij. Sipas ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani nuk duhet krijuar konspiracion. Ai e quan darkën e Tiranës një takim për vitin e ri, në të cilin do të shkëmbehen mendime për çështje aktuale në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?