Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë, Shehi: Prokurorët duhet të mbrohen

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komenton takimin e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Shehi tha se të dyja partitë politike, si PS, ashtu edhe PD, kanë treguar se janë kundër SPAK. Ai shtoi se prokurorët e SPAK-ut duhet duhet që të mbrohen.

”Diskursi i Ramës duket i agravuar.

Erion Veliajt ia hoqi prizën SPAK-u. Edhe shkruarja e mbështetësve të Veliajt në SPAK, për mendimin tim, është skenar i njëjtë, e njëjta gjë që ka bërë edhe Sali Berisha. Partitë janë bërë kundër SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorët duhet të mbrohen. Sinjali është që kujdes kur ta ngrini dorën kundër nesh. Të dyja partitë politike po sulmojnë SPAK-un, me gjuhë anormale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?