Takimi me gjimnazistët, Rama: Universitetet e huaja do i sjellin në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për rininë dhe fëmijët, zhvilluan sot një takim me nxënësit në gjimazin ”Ismail Qemali”. Rama ftoi të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e Strategjisë së Re Kombëtare për Rininë (2022-2029), e cila sipas tij do të prodhojë në bashkëpunim një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë.
”Me universitetin jemi mbrapa, do të hapim rrugën për të sjellë në Shqipëria ato të huaja, për të dhënë diploma të barazvlefshme, që ju të mos keni nevojën të ikni jashtë por të rrini këtu. Dhe ky është proces, na duhet kohë dhe durim.
Këtu nuk bëhet fjalë për maturantët e sivjetshëm dhe ata të vitit tjetër, pasi do kërkojë kohë. Merreni si të doni, kush dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi, për tu bërë vullnetar, për strategjinë kombëtare të rinisië, si kordinatorë vullnetare të këtij zinxhiri.
Do të bëjmë në të gjithë Shqipërinë për të pasur një panoramë, për të bërë një raport për këtë proces bisedimi. Ne do jua japim kopjet, ju do i shpërndani për ata që do jenë pjesë e këtij procesi”.