Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Takimi me kryetaren e OSBE në Shqipëri, Bardhi: Për opozitën është një tallje e madhe…

Aktualitet E mërkurë, 17 Janar 2024 17:30
Takimi me kryetaren e OSBE në Shqipëri, Bardhi: Për opozitën është një tallje e madhe…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas takimit me kryetaren në detyrë të OSB-së në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk lejon përfaqësimin e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore. ”Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe transparente, dhe duhet të nis me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020. Tentativa për të ripërsëritur të njëjtin skenarë si ai i vitit 2020 për një reformë zgjedhore pa konsensusin opozitës, do të minonte zgjedhjet e ardhshme ende pa nisur”,-thuhet në njoftimin e PD-së.

Njoftimi i plotë

Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri zj. Clarisse Pasztory. E falenderova për angazhimin ndër vite që OSBE-ODIHR ka dhënë për zgjedhjet në Shqipëri. Riktheksova se për opozitën Reforma Zgjedhore është një pritoritet absolut, që është bllokuar prej 2 viteve dhe po vazhdon të mbahet e bllokuar nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin proporcional të opozitës në këtë Komision.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E informova se për opozitën është një tallje e madhe me shqiptarët farsa e “rifillimit të punës” vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsëritur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë. Kërkesa drejtuar ODIHR për asistencë e publikuar disa ditë më parë në media është ripërsëritje e të njëjtës kërkesë të bërë në 17 Qershor 2022.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse ODIHR më datë 14 Korrik 2022 ka konfirmuar gadishmërinë për asistencë dhe ka kërkuar pikat e kontaktit, asnjë një hap nuk u hodh më tej. Ripërsëritja e të njëjtave shkresa dhe të njëjtit rend dite, është një farsë për t’u shitur shqiptarëve një punë që nuk po bëhet prej 2 viteve pa asnjë shpjegim dhe që nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Duan thjeshtë ta mbajnë të bllokuar, për të bërë sikur punojnë, por pa prodhuar asgjë konkrete.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 33 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 38 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 38 minutash

Nëse opozita në Parlament nuk do kishte ngritur shqetësimin prej 4 muajsh për bllokimin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nevojën për të mbajtur përgjegjës kolegët që nuk kanë bërë atë për të cilën i mandatuam dhe besuam 2 vite më parë, situata do vazhdonte të lihej në harresë sipas interesit të Edi Ramës për të mos garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe transparente, dhe duhet të nis me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020. Tentativa për të ripërsëritur të njëjtin skenarë si ai i vitit 2020 për një reformë zgjedhore pa konsensusin opozitës, do të minonte zgjedhjet e ardhshme ende pa nisur.

Që reforma të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe të adresojë problemet reale të zgjedhjeve, është e nevojshme që përfaqësuesit e opozitës të kenë besimin e deputetëve të opozitës, dhe jo të jenë aty si shprehje e vullnetit të Edi Ramës apo një minorance që ka mandate nga populli opozitar, por vepron e shkëputur nga interesi i popullit opozitar. Konsensus dhe gjithëpërfshirje me vullnet të njëanshëm të Edi Ramës nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë.

Etiketat e lidhura

Bardhireforma zgjedhore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 32 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.