Takimi për projektin TID në Durrës, deputeti Arkend Balla: Rikonfirmohet procesi i dëgjimit dhe verifikimit

Screenshot

Në takimin e zhvilluar këtë të shtunë mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të Durrës të prekur nga projekti TID, u rikonfirmua angazhimi për dëgjim, verifikim dhe përgjegjësi në çdo hap të procesit.

Deputeti i PS-së, Arkend Balla thotë se i njëjti qëndrim është mbajtur edhe gjatë dëgjesës në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ku është diskutuar mbi ecurinë dhe shqetësimet e ngritura nga banorët.

Për të procesi do të vijojë me verifikimet për objektet me vlera të mundshme të trashëgimisë kulturore, shqyrtimin e situatave të regjistrimit të pronave, si dhe reflektimin ndaj referencave të reja për çmimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot në takimin e Kryeministrit Edi Rama me banorët e Durrësit të prekur nga projekti TID, u rikonfirmua diçka thelbësore: do të ketë dëgjim, verifikim dhe përgjegjësi në çdo hap të procesit. Këtë qëndrim kam mbajtur edhe në dëgjesën në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Procesi do të vijojë me:

verifikimet për objektet me vlera të mundshme të trashëgimisë kulturore
shqyrtimin e situatave të regjistrimit
reflektimin ndaj referencave të reja për çmimin.

Dialogu për ne është detyrim. Zhvillimi i Durrësit është obligim për ne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?