Takimi Rama-Erdogan, media greke: Presidenti turk i shqetësuar, grekët tremben se…
Vizitat e kryeministrit Edi Rama në Ankara dhe sot në Athinë, nuk kanë kaluar pa vëmendje mediatike. Gazeta greke, ”Greekcitytimes”, shkruan se kryeministri Edi Rama është shumë i afërt me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, duke e cilësuar atë si një ”litar”, mes Greqisë dhe Turqisë. Shkrimi vijon më tej duke zbuluar se në takimin e zhvilluar në Ankara, presidenti Erdogan i ka shprehur Ramës shqetësimin e tij pas pranimit të Shqipërisë për të dërguar çështjen e Detit në Hagë.
Artikulli i plotë
Kryeministri shqiptar u takua me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në Ankara me ftesë të këtij të fundit, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë mbi marrëveshjen greko-shqiptare për referimin e mosmarrëveshjes së shënjimit të kufirit në Hagë. Megjithëse Rama është një aleat i ngushtë i Erdoganit, ai kërkon të vendosë një ekuilibër midis Perëndimit dhe Turqisë. Marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kufirit të tyre detar që do të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, e miratuar nga Rama, ka alarmuar Erdoganin i cili pritet të bëjë presion ndaj tij për ta anuluar atë.
Rama deklaroi se ajo është “një e drejtë e Greqisë dhe bazohet në Konventën Ndërkombëtare mbi Ligjin e Detit, e cila shprehet qartë se çdo vend mund të zgjerojë kufijtë e tij detarë, atje ku është e mundur”. “Padyshim që me Shqipërinë, nuk është kështu dhe kjo është arsyeja pse na duhet marrëveshja. Është absolutisht e ligjshme që pala greke ta thotë këtë”. Rama kërkon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Turqinë, por edhe të mos distancohet nga Perëndimi, në mënyrë që të eleminojë akuzën se ai është një “ushtar” i Erdoganit në Ballkan.
Kur Rama iste në opozitë kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese anulimin e marrëveshjes greko-shqiptare për Zonën Ekskluzive Ekonomike (EEZ) në 2008, nënshkruar nga Kryeministrat e atëhershëm Sali Berisha dhe Kostas Karamanlis. Turqia u dha ryshfet anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar marrëveshjen. Erdogan mund të përfitojë nga reagimet e brendshme të Ramës ndaj marrëveshjes me Greqinë. Kritikët e tij thonë se Shqipëria ka hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit të saj dhe po i jep Greqisë mundësinë për të forcuar pozicionin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Marrëveshja greko-shqiptare provokoi një reagim të fortë nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili akuzoi Ramën për heqjen dorë nga sovraniteti territorial dhe bisedime të fshehta me palën greke. Sidoqoftë, Rama do të duhet të krijojë një ekip negociator për Hagën, i cili do të duhet të miratohet nga Meta, që gjithashtu ka reaguar kundër marrëveshjes greko-shqiptare.
Presidenti dhe Kryeministri kanë një sherr të hapur për një kohë të gjatë dhe asnjëri prej tyre nuk jep asnjë shenjë se mund të tërhiqet. Shqipëria pret fillimin e negociatave të pranimit me BE, të cilat kur të ndodhë do të njihen si kredit politik i Ramës i cili akuzohet nga opozita dhe shoqëria për politika autoritare. Negociatat e pranimit janë bllokuar nga vetoja e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, pasi Brukseli i konsideron të dy rastet së bashku si një paketë. Rama gjithashtu merr kritika nga anëtarët e Parlamentit Evropian për mos shkuar përpara me reformat e vendosura nga BE.