Takimi Rama-Mogherini, Boçi: Ishte qokë, Rama është në ditët më të vështira

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se vizita e zyrtares së Kryediplomatja e BE-së, Frederica Mogherini me kryeministrin Rama ishte një qokë.

Boçi: Ka një afilim mes Ramës dhe Mogherinit, për arsye të ndryshme politike apo subjektive personale, që në politikë ka ndikimin e tyre një përqindje e caktuar. Po ishte qokë, për ti dhënë një kurajo në ditë të vështira sepse Rama përgjatë këtij gjashtë vjeçari nuk ka pasur momente më të vështira se sot.

“Kriminalizimi i administratës – Ministria e Brendshme nuk na jepte informacione”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputeti demokrat, u shpreh se Ministria e Brendshme nuk i jepte informacione për kriminalizminin e administratës, kur ai ishte në institucionet drejtuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çipa: Tek ju mungon ndërgjegja për demokraci institucionale ky është problemi. 

Boçi: Në situatën tuaj i lind e drejta kësaj mazhorance që ose ta barazojë të keqen që është kryer ose ta tejkalojë. Kjo llogjikë duhet zhdukur sepse çdo forcë politike, sepse bëhet fjalë për një politikë evolutive, bëhet fjalë për shumë ndryshime ka refleksione brenda politikës. 

Ka një argument tjetër funksioni kontrollues nëpërmjet komisioneve hetimore. Kam qenë vetë anëtar i kriminalizimit të administratës në tërësi në Shqipëri dhe Ministria e Brendshme nuk na jepte informacione, me ligj e ka të detyruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?