Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama prezanton marrëveshjet Kosovë – Shqipëri: Të punojmë për një Abetare të unifikuar në të gjitha trojet shqiptare

Rama prezanton marrëveshjet Kosovë – Shqipëri: Të punojmë për një Abetare të unifikuar në të gjitha trojet shqiptare

Aktualitet
E premte, 26 Nëntor 2021 10:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbledhjen e qeverive të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Elbasan, do të firmosen disa marrvëshje.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij se për qytetarët e dy vendeve do të ketë lehtësim procedurash për lejen e qëndrimeve, njohja e sigurimeve shoqërore si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Kreu i qeverisë shqiptare më tej theksoi se të gjitha marrëveshjet të cilat janë firmosur duhet të zbatohen nga të dyja vendet.

 “Sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes dy shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunimin e dy realiteteve më pranë njerëzve, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, lehtësimin e punësimit dhe ndërveprimit të madh mes dy bashkësive.

Më vjen mirë që sot angazhohemi bashkërisht për heqjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm, për hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Shishtavec të Kukësit dhe për trafikun lokal të Fierit.

Po ashtu marrëveshja që kemi sot para nesh për firmë lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike, gjë që është fare e natyrshme por u desh të uleshim dhe ta materializonim. Nga ana tjetër krijojmë kushte më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës dhe për një tjetër hap në bashkimin gradual të dy tregjeve në një hapësirë të vetme ku shqiptarët të punojnë, të krijojnë familje dhe të dalin në pension pavarësisht nëse janë në Shqipëri apo Kosovë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njohja e sigurimeve shoqërore që është pjesë e njërës paketë që jep mesazh kuptimplotë për lirinë e zgjedhjes së çdo qytetari të Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të pasur mobilitet të pakushtëzuar nga burokracia.

Universitetet tona do të kenë mundësinë të kenë njohjen e diplomave, verifikimi do të kryhet në mënyrë elektronike. E rëndësishme është që hiqet diskredicioni i përgjigjes sipas dëshirës ose mosdëshirës së burokracisë në të dyja anët. Është një marrëveshje inovatore dhe patjetër që suksesi i saj mund të shërbejë si bazë dhe shembull për njohjen e diplomave të arsimit të lartë. Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor është konsideruar një prioritet dhe paraprirja e thellimit të këtij bashkëpunimi si nevojë urgjente për ta fuqizuar kapitalin tonë njerëzor është detyra jonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zbatimi dhe jetësimi i planit të BE për investimi në Ballkanin Perëndimor duke bashkuar forcat dhe mendjet së bashku për të hartuar dhe përgatitur projekte me impakt për të dyja vendet është prioritet i rëndësishëm. Pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Është ëndërr e kahershme dhe ambicie nga të gjitha qeveritë, por sot jemi me të drejtë të lehtësuar se hedhim një hap konkret. Në varësi të cilësisë së këtij studimi, do të mund të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani europian i investimeve.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 8 orësh

Jemi shumë të qartë që kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar. Një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike lidhet me pengesa administrative që janë inerci e lehtësisë burokratike për të thënë sesa përbëjnë arsye për të thënë “mos”. Më vjen mirë që sot e firmosim marrëveshjen për të zbatuar lehtësirat e ndërsjella në procedurat doganore dhe të kontrollit të mallrave, marrëveshje që është paraprirë nga një nënshkrim i rëndësishëm dje it re dokumenteve me vlerë praktike nga drejtoritë e përgjitshme e doganave që synojnë procedurat e tranzitit. Kemi një kuadër ligjor solid dhe të rrisim numrin e përfaqësive të përbashkëta. Kjo ka qenë një nga marrëveshjet që kemi gjetur një rezonim të plotë me kryeministrin dhe përtej kësaj, tani jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të zhvillohen në godina të përbashikëta. Kjo krijon adresë unike për të gjithë qytetarët tanë, por nga ana tjetër është racionalizim i të gjitha shpenzimeve”, tha Rama.

Etiketat e lidhura

AbetareramaShqiperi-kosovetrojet shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.