Taksa e sheshtë 9%, Kreu i Konfindustrisë: Propozimi i Opozitës i mirëpritur, por jo i plotë
Teksa qeveria është bërë gati për të dërguar në Kuvend për shqyrtim project-buxhetin për vitin e ardhshëm, Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, në një intervistë përmes Skype për RTV Ora, është shprehur se,
Sipas tij, ende nuk kanë filluar konsultimet zyrtare me grupet e interesit për këtë projekt-buxhet por shtoi se janë në pritje të një veprimi të tillë.
“Jemi të gatshëm të marrim pjesë, për të dhënë mendimet tona, që të përmirësohet dhe të kemi një buxhet sa më të mirë për këtë vit kaq të vështirë”, tha Buxhuku.
Çfarë prisni ju si grupim biznesi që ti kërkoni qeverisë për këtë buxhet?
“Së pari, dua të them se, është vit I vështirë ekonomik si pasojë e një rënie ekonomike graduale ndër vite që ka patur qeveria shqiptare edhe para se të goditej nga fatkeqësitë natyrore, qoftë tërmeti I nëntorit të kaluar, qoftë edhe pasojat e menaxhimit të Covid-19.
Prej kohësh, sistemi ekonomik shqiptar ishte një system ekonomik i rënë dhe gjendja u vështirësua, ta quajmë për qytetarët dhe bizneset, sidomos pas masave të Covid-19 dhe tërmetit të vitit 2019.
Viti 2020 është një vit i vështirë dhe sigurisht që pasqyrohet në vitin pasardhës. Vit I vështirë nga të gjithë treguesit me përjashtim të disa kategori biznesesh që mundën të rezistonin. Pjesa dërrmuese e ekonomisë shqiptare dhe kategoritë e biznesit u prekën rëndë. Kështu që, është një problematikë e mbartur ndër vite që është thelluar si pasojë e këtyre fatkeqësive natyrore”, deklaroi kreu i Konfindustrisë.
Sipas Buxhukut, duhet parë ku do të kryen shpenzimet dhe të mos shpërdorohen duke patur parasysh që kemi të bëjmë edhe me një vit elektoral.
I pyetur për projektin e opozitës sa i përket taksës së sheshtë 9%, Buxhu u shpreh:
“Konfindustria ia bëri të qartë që në vitin 2013 qeverisë aktuale, që është ende në pushtet, që Shqipëria nuk ka mundësi të përballojë taksat në rritje së pari dhe taksa progresive të mirëfillta. Propozimi i Opozitës është i mirëpritur por nuk është i plotë. I mungon një pjesë thelbësore që ne ja kemi paraqitur. Taksimi I sheshtë do të thotë të njësojë edhe mënyrën si operojnë bizneset në vend. Që do të thotë, ti ke biznese sot që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura, pra me privilegje shtetërore, me PPP-ra, me koncensione, të cilat normën e fitimit e kanë shumë më të lartë se sa mesatarja e bizneseve ne shkallë vendi por nuk e kanë të merituar nga punës së tyre, por si provilegje të marrë nga shteti. Për këta nuk është e drejtë taksimi 9%, flas për tatim-fitimin, por duhet gjetur mekanizma të tjerë që do ta kthejnë në kushte të moralit taksimin.
Ndërkohë, për bizneset që punojnë në kushtet e tregut të lirë, kjo natyrisht është shumë e mirëpritur”.
Buxhuku, këmbënguli që të bëhet një ndarje mes dy grupeve të biznesit, të sipërpërmendur prej tij.