Taksa për Rrugën e Kombit, Dhomat e Tregtisë si Rama: Dënojmë çdo akt vandal në protestë
Në një kohë kur i gjithë aktualiteti “zien” nga çështja e ditës që është protesta për taksën për Rrugën e Kombit, Dhoma e Tregtisë ka dalë në një konferencë për shtyp.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka theksoi se dënojnë çdo akt dhune ndaj sipërmarrjes.
“Do kërkojmë një dialog më të drejtë. Sot jemi në lëtë reagim, jo në kushtet e negocimit të kontratës. Sot ne si forum dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri private. Secili prej nesh i bie ta braktisë këtë vend. Ne duhet të krijojmë optimizmin. Nëse do dalim të kundërshtojmë pa bërë analizë, atëherë eja e bëjmë. Por duhet të analizojmë. Rruga e Kombit është një procedurë 10 vjeçare e dështuar. Duhet të bëjmë analizat e sipërmarrësit investues. E dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim qytetarët. Por duhet të jemi së pari qytetarë.”, tha Jaka.
Ndërkohë, kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi theksoi se shqiptarët nuk janë mësuar që të paguajnë taksa për rrugën.
“Jemi vend që nuk jemi mësuar të paguajmë taksën e rrugës. Ende nuk e dimë nëse është e ulët apo lartë, për shkak edhe të traditës së vendit. Në gjykimin e parë duhet të kishte më transparencë. Rruga e Kombit është arterie kryesore.”, tha Bregasi.
KOHA JONË SONDAZH

