Taksa progresive, Gjylameti: Në 7 vite një polic ka kursyer të 1 milionë e 800 mijë lekë

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti për Ora News ka thënë se taksa e sheshtë që është në programin elektoral të PD, është një ëndërr e kryedemokratit Basha.

Sipas saj, taksa e sheshtë ka dështuar edhe më parë, ndërkohë ka vijuar më tej duke treguar që taksa progresive e miratuar nga PS ka funksionuar.

Gjylameti: E para mendoj se kjo është një ëndërr e z. Basha si të gjitha ëndrrat që ka pasur gjatë 4 vjeçarit në krye të bashkisë. Të flasësh për një taksë të sheshtë, kur taksa e sheshtë dështoi gjatë viteve që ishin në qeveri dhe të rikthehesh prapë si alternativë qeverisje me një taksë të sheshtë me retorikën që do të jesh në mbështetje të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë që mjafton që të bësh disa krahasime fare të thjeshta ndërmjet taksës progresiste dhe taksës së sheshtë për të kuptuar që taksa që ata ofrojnë nuk është për qytetarët, por është për një numër shumë të ngushtë të atyre që janë pjesë kontribuuese në skemën e sigurimeve shëndetësore apo shoqërore në Shqipëri. Pra vetëm për 5% të atyre të atyre që janë të punësuar në Shqipëri dhe që janë kontributorë.

Ajo taksë progresiste që ne në 2013 e premtuam dhe erdhëm në pushtet, ka funksionuar. Mjafton të përmendim disa shifra. Një punonjës policie në 7 vite ka kursyer më shumë se  170 mijë lekë falë taksës progresive, që do të thotë që janë diku të 1 milionë e 800 mijë lekë. Ndërkohë që falë taksës së sheshtë, mjafton të përmendim faktin që dikush që merr një pagë 35 mijë lekë të reja, me taksën progresive paguan vetëm 1% taksë, ndërkohë që me taksën e sheshtë do duhet të paguajë 31 mijë lekë të reja në vit. Që do të thotë që afërsisht një pagë do ti mbahet më shumë nëse hyn në fuqi taksa e sheshtë me Partinë Demokratike.

SHKARKO APP