“Taksat e larta”, Jorida Tabaku: Oferta e PD për taksën e sheshtë do rindërtojë ekonominë
Partia demokratike deklaron se bizneset shqiptare ankohen për taksat e larta.
Nisur nga kjo, ish-deutetja Jorida Tabaku thekson se oferta e PD për taksën e sheshtë do rindërtojë ekonominë.
“Në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë bizneset ankohen për taksa të larta, rënie të konsumit, taksidarë që gjurmojnë gjobat apo paratë nëndorë. Kjo është historia e bizneseve sot e 7 vite nën sundimin e Ramës. Ekonomia është në dimrin e madh, qytetarët kanë xhepat bosh dhe kjo qeveri nuk di sit ë rindërtojë atdheun tonë.
Oferta e PD është e qartë; të rindërtojmë ekonominë përmes frymëmarrjes për sipërmarrjet e mesme dhe të vogla, përmes rritjes së konsumit për shtresën e mesme dhe të varfër. Asnjë nuk duhet të ketë frikë taksën e sheshtë prej 9%, taksën prej 1.5% mbi qarkullimin për BV, incentivat për biznes dhe mbi të gjitha ringritjen e shtresës së mesme”, shprehet ish-deputetja Jorida Tabaku.