Taksat vendore/ Bashkia e Tiranës shtyn afatet për pagesat e kësteve deri në 31 Gusht 2020

Bashkia e Tiranës ka vendosur që bizneset që operojnë në kryeqytet të lehtësohen nga taksat lokale. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Tiranë, bën me dije se në kuadër të vendimit të Këshillit Bashkiak të miratuar së fundmi, subjektet e regjistruara në sistemin informatik  të këtij institucioni përjashtohen nga pagesa e shfrytëzimit të tarifës së zënies të hapsirës publike për muajin Mars-Prill 2020. Po ashtu, subjektet përfitojnë shtyrjen e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore, nga muaji Prill për në 30 Qershor 2020.

Lehtësi është bërë edhe për muajin Qershor, ku është vendosur shtyrja e afatit të këstit të pagesës së taksave dhe tarifave vendore të muajit Qershor për në 31 Gusht 2020. Lehtësitë e  ofruara nga Bashkia Tiranë janë në kudër të masave të marra nga qeveria në kuadër të frenimit të përhapjes së infeksionit COVID-19 në vendin tonë ku mijëra biznese janë mbyllur dhe të tjerat punojnë me orar të limituar për shkak të kufizimit  të lëvizjeve.

Ndërkohë nga ana tjetër qeveria ka marrë masa për të paguar punonjësit e mbetur të papunë me një pagë minimale prej 26 mijë lekësh gjatë kësaj periudhe si dhe u ka ofruar mundësi biznesve të mëdha që të përmes garancisë sovrane të marrin kredi në bankat tregtare për të paguar punonjësit.

SHKARKO APP