Taksistët nisen për të protestuar te Ministria e Brendshme, përfundojnë te Bashkia e Tiranës

 Sindikata Shqiptare e Taksive është nisur të protestojë sot përpara Ministrisë së Brendshme, por më pas ka përfunduar përpara Bashkisë së Tiranës.

Një ditë më parë, kryetari i kësaj shoqate, Bilbil Cara, kishte nisur një njoftim ku lajmëronte mediat se do të protestonin pranë Ministrisë së Rendit. Kur erdhën për të protestuar, harruan që Ministria e Brendshme është në rikonstruksion dhe ka lëvizur përkohësisht në një institucion tjetër.

 Që të mos dështonte kjo protestë ata e kanë parë të udhës që të transferohen pak metra më tutje duke protestuar përpara Bashkisë së Tiranës.

 “Sindikata Shqiptare e Taksive organizon një proteste ditën e mërkurë dt. 09.03.2016, ora 10.00 pranë Ministrisë së Rendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ju ftojmë që të na ndihmoni me ardhjen tuaj për pasqyrimin në media të kësaj proteste për kërkesat e Taksive 4+1 në bazë të ligjit shqiptar”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Bilbil Cara, kryetar i Sindikatës Shqiptare të Taksive.

 

SHKARKO APP